Ne nje takim me gazetare ne Bruksel, Ministri per Europen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria eshte e vetëdijshme per “lodhjen e europianizimit”, po kjo gje nuk e pengon aspak vendin tone, ne rrugën integruese.
I pyetur nga Euractiv nëse ishte shqetësuar nga deklaratat e Presidentit francez Macron, i cili u shpreh jo ne favor te zgjerimit te BE, Bushati bëri të qartë se Shqipëria i kuptoi problemet e bllokut, por donte të fillonte negociatat e pranimit për t’u ankoruar më mirë me BE. Ai tha se Shqipëria e sheh qartë ndarjen midis pjesës veriore dhe jugore të Evropës, e cila, sipas fjalëve të tij, bazohet në nivelet e zhvillimit ekonomik dhe në një ndarje lindje-perëndim të bazuar në vlera. “Ka edhe lodhje në Evropë”, tha Bushati, duke kujtuar se më parë termi i përdorur ishte lodhja e zgjerimit.
Lodhja e Evropës, tha ai, ishte i lidhur me shtyrjen e ligjeve në disa shtete anëtare. Bushati shtoi se e kuptoi se procesi do të zgjasë më shumë dhe që rrjedhimisht ishte e rëndësishme të kishte kuadrin strategjik të bisedimeve të pranimit në BE. Duke ju rikthyer deklaratave te Macron, kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se ajo nuk është pare si domosdoshmërish përjashtuese për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar BE. Ndërsa këmbënguli se Shqipëria ka te gjithë potencialin per te arritur Malin e Zi dhe Serbinë, te cilat jane nje hap përpara ne procesin e integrimit.
Ministri Bushati u shpjegoi gazetareve dhe procesin e reformës ne drejtësi, i cili sipas tij është nje avantazh qe Shqipëria e ka ne krahasim me Serbinë dhe Malin e Zi “Ne po bëjmë diçka që shtetet anëtare nuk po e bëjnë”, shton Bushati, duke shpjeguar se kjo reformë ka mbështetje të gjerë, dhe është pozitive për mjedisin ekonomik. Dhe siç ka thënë dhe Komisioni, është një precedent për vendet e tjera në rajon./vizion plus
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës