Pompeo thotë se Gjermania nuk po shpenzon shumë në ushtri

19:55 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka deklaruar se Gjermania nuk është duke lëvizur shpejt për të rritur shpenzimet ushtarake.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve të NATO-s që të përmbushin objektivin e 2 përqindëshit të shpenzimeve ushtarake, transmeton portali arbresh.info

Gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit dhe vizitës së parë në selinë e NATO-s si diplomat i lartë i Presidentit Donald Trump, Pompeo u pyet nga një gazetar nëse Gjermania, anëtari më i pasur i NATO-s pas Shteteve të Bashkuara, po lëvizte sa më shpejt për të rritur shpenzimet e veta.

“Jo”, tha Pompeo.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Gjermania, ai u përgjigj: “Ata duhet të përmbushin qëllimin për të cilin kanë rënë dakord”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme