Ministri i Jashtëm i Turqisë ka dënuar deklaratat “hipokrite” të Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Junker lidhur me dy ushtarët grekë të ndaluar në Turqi.
“Me këto vërejtje autoritetet e BE-së humbasin kredibilitetin dhe besueshmëinë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy në një deklaratë me shkrim më 26 prill, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një vizite të fundit në Greqi, Juncker tha se Turqia duhet të lirojë ushtarët grekë , pasi sipas tij ata pa dashje kanë kaluar kufirin gjatë muajit të kaluar.
“Ne e hedhim poshtë këtë deklaratë, e cila nuk është serioze dhe i mungon baza ligjore. Ushtarët grekë që shkelin ligjin turk nuk kanë privilegje të pavarur para gjyqësorit”, tha Aksoy.
“Ne e dënojmë këtë mentalitet të dyfishtë të BE-së, i cili nuk heziton të bëjë vërejtje për gjendjen e ligjit ku janë në pyetje interesat e tij”, shtoi ai.
Një gjykatë në Turqinë veriperëndimore më 25 prill urdhëroi ndalimin e ushtarëve grekë, të cilët “pa dashje” kaluan kufirin e Turqisë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...