Mundësitë për bashkëpunim dhe promovim të përbashkët në fushën e kujdesit shëndetësor në mes dy vendeve ishin në qendër të bisedimeve të zhvilluar në mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologu i tij nga Kosova, Uran Ismaili, të shoqëruar nga një delegacion i Maqedonisë dhe Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ismaili shprehu mirënjohjen e tij për takimin dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për mënyrën në të cilën funksionon “Termini im” në vend, çmimin e barnave dhe mundësinë për edukimin e stafit. Filipçe shprehu mbështetje të madhe dhe njoftoi bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi në mes dy vendeve është shenjë për Bashkimin Evropian e cila do të shikoj përmirësimin në ngritjen e urave dhe marrëdhënieve të mira bilaterale në mes dy vendeve.
Zyrtarisht takimi filloi me vizitën në Klinikën Universitare për Onkologji dhe Radiologji, Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve. Delegacioni i Kosovës kishte mundësi që nga afër të shikoj funksionimin dhe organizimin e sistemit shëndetësor në Maqedoni.
Takimi i sotëm ishte fillim i mirë për bashkëpunim në mes dy ministrave për shëndetësi, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...