Google ADS

Bombarduesit amerikanë pranë Kinës, frikë për Luftën e Tretë Botërore

18:55 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Bombarduesit amerikanë B-52 janë nisur nga baza ajrore Andersen për në Ishullin e Guam të SHBA në Paqësor dhe kanë kaluar pranë Detit Jugor të Kinës këtë martë.

“Bombarduesit B-52 kanë zhvilluar një stërvitje dhe kanë kaluar transit në afërsi të Okinawas për të zhvilluar një stërvitje të përbashkët me avionët F-15C, para se të ktheheshin në Guam”, thuhet në një reagim zyrtar të SHBA, duke shtuar “Misionet e vazhdueshme të bombarduesve kanë si qëllim të ruajnë gatishmërinë e ushtrisë amerikane. Ky ishte thjesht një mision rutinë”.

Marina kineze pranë Tajvanit

Por ajo që paraqitet si një stërvitje rutinë, në mediat e Tajvanit spekulohet si një kërcënim i SHBA ndaj Kinës, e cila ka shtuar prezencën e saj ushtarake në Tajvan, pasi Pekini e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të saj.

Pekini zyrtar i frikësohet një vendimi të presidentit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, për shpalljen e Pavarësisë nga Kina./tch

Marina kineze pranë Tajvanit
Marina kineze pranë Tajvanit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme