Kohë më parë një deklaratë e kryeministrit Ramush Haradinaj ku thoshte se ne nuk jemi myslimanë bëri shumë bujë, shkruan portali arbresh.info.
E për herë të parë për këtë çështje flet Myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Ai në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info, ka thënë se cilido qoftë duhet pasur kujdes në deklarata që të ruhet harmonia ndërfetare në Kosovës.
Gjithashtu myftiu ka thënë se shqiptarët myslimanë, katolikë e ortodoksë të gjithë jemi vëllezër.
“Kryeministri nuk ka thënë ne nuk jemi mysliman, këtë thënie nuk e ka thënë, unë e kam dëgjuar me vëmendje por se ne kemi qenë katolik, ortodoks, pagan në të kaluarën kjo është e vërtetë. Nuk guxojmë ne ta lidhim historikun tonë vetëm me paraqitjen e fesë katolike apo ortodokse në këto troje,. Ne kemi ekzistuar këtu edhe para se të ekzistojë katolicizmi, kanë qenë pellazget , kanë qenë ilirët para krejt këtyre krishterimit. Krishterimi është 2000 vjet e këndej, mirëpo para tyre ne kemi qenë banues të trojeve tona, ndaj kurrë nuk guxojmë me u kthye vetëm aty. Ne kemi qenë pagan, kemi qenë nevojtarë një kohë të gjatë, pastaj ka kaluar një pjesë ka ardhur nga krishterimi përmes fuqive të ndryshme qysh kanë qenë Bizanti, Romakët edhe kanë qenë krishterët janë të parët tanë , mirëpo rrethanat kanë ndryshua dhe me ardhjen e osmanlinjve e këndej pjesa dërmuese e shqiptarëve ka kaluar në besimin islam dhe kjo është një e vërtetë e madhe dhe se kemi qenë jo mysliman para një kohë në shumicë kjo është një e vërtetë e madhe, por se sot ne jetojmë si krishterë kjo është një e pavërtetë e madhe se ne jem shqiptarë, jem shqiptarë mysliman, jem shqiptarë katolik, jem shqiptarë ortodoks, jem shqiptarë çfarë do feje që kemi do të thotë ne nuk jetojmë si të krishterë ne jem mysliman në aspektin fetar. Këtu nuk guxojmë t’i ngatërrojmë fenë dhe kombin absolutisht nuk guxojmë t’i ngatërrojmë . Ndaj, shikoni të parët tonë e kanë kuptuar shumë drejtë çështjen e fesë një pyetje të thjeshtë para neve paraqitet. Ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mu në xhaminë Bajrakli, brenda në xhami, kush e udhëhoqën krerët islam dhe kjo çka flet dhe ne do të jemi ata që do t’i qëndrojmë besnik edhe asaj. Ne kemi dhënë, japim një kontribut kushdo qoftë kryeministri, qoftë kushdo qoftë në dynja nuk mundet neve me na tregu se qysh jetojmë ne. Çdo kush mund të jetojë vet si individ qysh don, nuk ka dhunë në fe, veten qysh te ndien le të jeton ai ashtu ama ne nuk jetojmë si krishterë, jetojnë si krishterë ata që janë të krishterë, jetojnë si ortodoks ata që janë ortodoks, jetojnë si mysliman ata që janë mysliman dhe këto lloj divergjencash vetëm na shtyn neve më shumë që të bashkohemi dhe të jemi më të fortë se neve nuk na pengon, ne jemi vëllezër me gjak edhe me krishterët shqiptarë edhe me ortodoksët shqiptarë është fjala e kështu me radhë. Këtu çdo kush duhet të ketë kujdes, kryetari i shtetit qoftë, kryeministri qoftë kushdo qoftë duhet të ketë kujdes që këtë harmoni fetare ta ruajmë, të mos tentojmë askush, asnjëherë që përmes dështimeve të mundshme të spektrave të ndryshme fajin t’ia hedhin fesë, t’ia hedhin Bashkësisë Islame”, ka thënë Tërnava.
Ndiqeni të plotë intervistën me Myftiun Naim Tërnava:
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...