Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot pas një viti nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend rekomandon që asnjëherë mos përsëriten, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se do ishte gabim të shkruaj fjalim, sepse edhe mbrëmë para një viti nuk ka shkruar fjalim por ka treguar atë që rrjedh prej tij.
“Pas një viti hyj këtu dhe e kam atë ndjenjë të njëjtë çka kamë ndjerë dhe rikujtohem në situatën kur mendoja për një moment për jetë ose vdekje. Situata kur qytetarë të shumtë me forcë hyn dhe kur mendon se sipas vendosjes së sistemit të sigurisë nuk mund të hyhet në Kuvend, pa marrë parasysh sa qytetarë të jenë jashtë. Ndjenja se këtë e ka bërë dikush nga brenda nga kolegët tanë të cilët ndajnë fatin e njëjtë me ne dhe hamë të njëjtën bukë. Për fat të keq, një pjesë e tyre kanë qenë të obliguar që të sigurojnë jetën e deputetëve, punëtorëve dhe zyrtarëve në Kuvend por nuk kanë qenë në krye të detyrës së tyre, tha Xhaferi.
Si kryetar i Kuvendit, e pata thënë atëherë edhe pas një viti e përsërisë, tha ai, se u a falë të gjithë atyrer çka nuk ishin në krye të detyrës së tyre.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’