Google ADS

Pal Lekaj nënshkruan fillimin e punimeve për auto- udhën, Prishtinë – Mitrovicë

17:04 | 27 Prill 2018
V. S.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.

Përmes një postimi ne facebook, Lekaj ka thënë se kjo rrugë është  lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite.

Postimi i tij i plotë:

Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin.

Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite.

Segmenti i dytë kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve.

Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pa ndalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe.

Urime Mitrovicë dhe Vushtrri!

Urime Kosovë! Ka shkruar Lekaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme