Kur ju jeni duke u përgatitur për detoksifikimin (largimin e helmeve) nga trupi juaj, mbusheni frigoriferin me ushqime të gjelbra ( spinaq, brokoli, lakër jeshile e të tjera).
Këto perime pastrojnë trupin nga një shumëllojshmëri e toksinave kimike që i marrim nga mjedisi të tilla si (smogu, herbicidet, pesticidet, metalet e rënda etj).
Më poshtë gjeni disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni patjetër nëse doni që të largoni helmet nga trupi juaj, transmeton Klan Kosova.
Mollat
Studimet e fundit kanë treguar se mollët janë një ndihmë e madhe për eliminimin e toksinave nga trupi.
Njejtë si mollët, edhe lëngu i tyre ka dobi. Mollët përmbajnë një lloj të veçantë të fibrave që ndihmon në pastrimin e trupit nga metalet e rënda si dhe në luftën me parazitët dhe pastrimin e lëkurës.
Selino
Selino ndihmon për ta detoksifikuar trupin në disa mënyra. Kjo perime vepron si një diuretik, ndihmon në pastrimin e gjakut, si dhe eliminimin e lëngjeve dhe acideve nga nyjet.
Poashtu, selino stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe gjëndrrës së hipofizës.
Limoni
Limoni është plot me vitaminë C – ndihmon në pastrimin e gjakut, pastron lëkurën nga toksinat që shkaktojnë puçrra dhe probleme tjera.
Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë është gjithashtu i mirë për mëlçinë dhe ndihmon për të mbrojtur veshkat nga gurët.
Uji
Për shumë njerëz, uji nuk shihet si një pije që mund të ndihmojë detoksifikimin e trupit, por uji është elementi kyç që ndihmon trupin të largojë helmet ashtu si ndihmon proceset natyrore në trup të ndodhin normalisht.
Xhenxhefili
Ky ushqim është i shkëlqyer për tretje duke ndihmuar trupin tuaj të lëshojë sa më shpejt që të jetë e mundur toksinat dhe bakteret e padëshiruara./klankosovaK
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...