Kushtet e pafavorshme afariste, normat e larta për kredi dhe procedurat e zgjatura për realizimin e kredive, në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë bërë që bizneset, por edhe persona të ndryshëm në disa raste të përdorin burime alternative duke huazuar para në mënyrë ilegale më normë të lartë të interesit.
Paratë e huazuara në mënyrë ilegale apo si njihen me termin “fajde” jo rrallë herë janë bërë shkas i nxitjes së konflikteve mes individëve të ndryshëm, por edhe shkas për mbylljen e bizneseve, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje financiare
Sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë iniciuar për hetim 25 raste si fajde të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kurse në tremujorin e parë të këtij viti janë iniciuar 6 raste për këtë çështje.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare Biznesit, konsideron se ky fenomen është më i shprehur, por që sipas tij, personat e përfshirë më këtë fenomen, kërcënohen në rast të lajmërimit të rasteve në organet e rendit. Ai kërkon nga organet kompetente që mos të rrinë pasiv karshi këtyre aktiviteteve joligjore.
“Ky fenomen ka hyrë në disa shtresa të shoqërisë sa që personat e përfshirë janë bërë të paprekshëm. Ne mendojmë se ky është fenomeni më i rëndë i shoqërisë kosovare dhe kjo ndikon tek ekonomia joformale, tek bizneset tek të cilat në mungesë të mjeteve në forma legale ata tentojnë të marrin para në mënyrë ilegale. Por, këto janë aq të shtrenjta sa që ka pasur raste që kanë ardhur deri tek vrasjet” ka thënë Shahini
Ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepi, thekson për Radion Evropa e Lirë, se sektori bankar duhet të krijojë lehtësira për marrjen e kredive, konkretisht për biznese fillestare, pasi sipas tij, këto biznese kanë probleme në sigurimin e mjeteve financiare.
“Sistemi financiar duhet të jetë më efektiv në kuptimin e mundësisë së qasjes së bizneseve në financa për shkak se është një problem veçanërisht tek bizneset fillestare të cilat kanë vështirësi në qasjen e financave dhe gjejnë burime alternative, prej burimeve që janë fajdet” thekson Rexhepi
Fenomeni i ‘parave me fajde’ po sjell pasoja në shoqërinë e përgjithshme, thotë Shahini duke shtuar se individë ose grupe të caktuara të cilët po huazojnë para më kamata të larta në rast të moskthimit në kohë të huas, në këmbim po marrin biznesin, pronën apo pasuri që është shumë herë më e lartë se detyrimi i marrëveshjes verbale.
“Këta njerëz janë të lidhur në mënyrë direkte dhe në mënyrë indirekte edhe më biznese edhe më qytetarët. Por, ka pasur raste kur kanë qenë të lidhur edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore.”
“Madje, para disa vitesh kur nga Kosova në mënyrë të paligjshëm qindra qytetarët shkuan në vendet perëndimore, kemi informacione se një numër i madh që kanë braktisur vendin, kanë qenë të rrezikuar nga fajdegjinj të ndryshëm të cilët kanë qenë të kërcënuar me jetë”, shprehet Shahini.
Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë./REL/
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeb...
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...