Google ADS

Opozita siriane deklaron gjendje të jashtëzakonshme në Idlib

16:44 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Pak çaste më parë opozita siriane ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme në Guvernatin e Idlibit pas disa atentateve misterioze që ndodhën brenda provincës.

Sipas grupit opozitar, gjendja e jashtëzakonshme u deklarua, pas dhjetëra civilë humbën jetën në këtë guvernat, transmeton portali arbresh.info

Opozita ka akuzuar qeverinë siriane për vendosjen e spiunëve për të kryer këto atentate të shënjestruara në deklaratën e tyre zyrtare.

Të paktën 50 persona janë mbytur në Idlib si rezultat i këtyre atentateve që janë kryer nga sulmues të panjohur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme