Andres Iniesta konfirmoi largimin e tij nga Barcelona me përfundimin e këtij sezoni.
Mjeshtri i mesfushës së gjigantit katalunas njoftoi pasditen e sotme (e premte) në një konferencë për media se do t’i jap fund 16 viteve të shpenzuara në Camp Nou duke premtuar gjithashtu se nuk do të luaj asnjëherë kundër tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Unë nuk do të luaj kurrë kundër Barcelonës, prandaj unë nuk do të luaj në Evropë”, ka thënë Iniesta kur është pyetur rreth klubit të tij të ardhshëm.
33-vjeçari është përfolur për transferim te klubi Chongqin Dangdai Lifan te Super Liga e Kinës, por lojtari ka refuzuar të konfirmojë diçka të tillë.
Iniesta ka fituar Kampionatin Botëror, dy tituj në Kampionatin Botëror, nëntë tituj në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit dhe katër medalje të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...