Isufi: Duhet të angazhohemi maksimalisht për çështjen e personave të pagjetur

13:20 | 27 Prill 2018
V. S.

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se nga debati që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës deputetët  duhet të kursehen në fjalimet e tyre në mënyrë siç tha ai të mos prekin në plagët të cilat janë duke vazhduar edhe pas 19 viteve, raporton Arbresh.info.

“Plaga e cila mbeti e hapur është ajo e të pagjeturve që edhe më tuje është breng. Kemi të bëjmë më një terror, gjenocid, me një veprim antinjerëzorë që ka ndodh në Kosovë. Duhet të bëjmë thirrje në institucionet tona të bëjnë angazhimin e tyre që trupat e pagjetur të kthehen në Kosovë. Rezoluta që do të dal nga ky parlament do të ketë përmbajtje që fton shoqata dhe individë të caktuar si dhe institucionet e vendit, që të bëjnë çdo ditë veprime që të kthejnë të pagjeturit në Kosovë”, ka thënë Isufi.

Ai po ashtu tha se këshilltari i emëruar në qeverinë Haradinaj, Jahja Lluka duhet në vazhdimësi të këmbëngul në realizimin e qëllimit të kthimit të personave të pagjetur në Kosovë.

“E di që është hap një zyrë në kuadër të qeverisë. Ka një angazhim të drejtpërdrejt nga kryeministri, ku ka emëruar një këshilltar, Jahja Lluka që duhet në vazhdimësi të këmbëngul në realizmin e qëllimit për kthimin e të pagjeturve në Kosovë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme