Google ADS

Zeka: Çështja e të pagjeturve po përdoret si fasadë mes dy qeverive

12:55 | 27 Prill 2018
V. S.

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka tha se çështja e t ë pagjeturve po përdoret si fasat mes dy qeverive asaj serbe dhe kosovare, raporton  Arbresh.info.

“Kam menduar që sot në këtë seancë do të flasim për mos punën e delegacionit tonë në Bruksel për çështjen e të pagjeturve sepse unë mendoj që është bërë një punë shumë e vogël dhe pajtoj me Albin Kuritin që tha që kjo çështje është përdor si fasada në mes të dy qeverive. Nuk kemi çka të bisedojmë me palën serbe kur ata luajnë me kufoma tona”, tha Zeka.

Ai gjatë fjalës së tij iu drejtua edhe deputetes Jasmina Zizkovic, duke i thënë se pikërisht ajo duhet të e ngrit çështjen e të pagjeturve në takimet me Vuqiqin, në Beograd.

“E dashur Jasemina një fjalë e urtë suedeze thotë që dy shalqi nuk mundesh me i mbajt me njërën dorë. Nuk mundeni ju kry në Beograd e pjesën e trupit në Prishtinë. Ju duhet të ngrini çështjen e të pagjeturve në Beograd, ju personalisht që paske pas tragjedi familjare”, tha Zeka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme