Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është i hapur për rikthimin e Neymarit në klub.
Por, presidenti i klubit e pranon që ai nuk mendon se Paris Saint Germaini do ta shes atë, transmeton portali arbresh.info.Neymar tronditi botën e futbollit me transferimin në Paris Saint Germain për 222 milionë euro duke u larguar nga gjiganti katalunas. PSG pagoi shifrën astronomike në klauzolën e tij të blerjes, por pavarësisht suksesit në fushë, transferimi nuk ka funksionuar plotësisht.
Neymar thuhet se dëshiron të largohet derisa tashmë është përfolur për transferim në Real Madrid, ndërkohë që Manchester United është gjithashtu në garë.
Po ashtu, ka pasur raporte rreth rikthimit të tij në Barcelonë dhe Bartomeu ka refuzuar ta hedh këtë poshtë.
“Sigurisht që po”, ka thënë ai kur është pyetur nëse ai do të konsideronte rikthimin e tij në klub, transmeton portali arbresh.info. “Ne e kemi shijuar atë për këtë sezone këtu dhe ai është një lojtar shumë i mirë. Nuk mendoj se PSG dëshiron ta shes atë”
Por, sa i përket transferimit të tij të mundshëm në Real Madrid, Bartomeu insiston se nuk do të ishte i lënduar nga kjo.
“Kjo nuk do më lëndojë mua, më pëlqen që lojtarët e mirë janë në La Liga”, shtoi ai.
Neymar ka shënuar 19 gola brenda 20 ndeshjeve në Liga 1 para se të përfundoj sezonin për shkak të lëndimit./arbresh.info/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...