Kina: Shtrëngimi i duarve mes liderëve koreanë – moment historik

11:08 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Kina ka lavdëruar krerët e dy Koreve për mbajtjen e samitit të rëndësishëm, duke e quajtur shtrëngimin e tyre të duarve mbi Zonën e Demilitarizuar që ndan gadishullin një “moment historik”.

“Ne duartrokasim hapin historik të liderëve koreanë dhe vlerësojmë vendimet e tyre politike dhe guximin,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme kinezeHua Chunying në një konferencë të rregullt për shtyp.

Udhëheqësit e tjerë të botës kanë komentuar gjithashtu mbi samitin, duke përfshirë kryeministrin australian Malcolm Turnbull, transmeton Klan Kosova

Kim Jong-un është bërë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka kaluar vijën ushtarake që ndan Koretë, që nga fundi i Luftës së Koreve në vitin 1953.

Ai shtrëngoi duart me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, para samitit të tyre historik në zonën e demilitarizuar, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme