Diego Simeone e quajti “bir bushtre” gjyqtarin para se të largohej nga bankina në ndeshjen që përfundoi baras 1 me 1 ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar.
Atletico Madridi mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas vetëm dhjetë minutave lojë me ndëshkimin e Sime Vrsaljkos me dy kartonë të verdhë si pasojë e ndërhyrjeve të ashprave ndaj Jack Wilsheres dhe Alexandre Lacazettes, transmeton portali arbresh.info.Simeone reagoi ashpër ndaj këtij vendimi dhe përjashtua nga fusha nga gjyqtari Clement Turpin për pjesën e mbetur të lojës. Trajneri i Atleticos i kishte thënë gjyqtarit francez “Hijo de puta” që në rast se përkthehet në gjuhen shqipe do të thotë “bir bushtre”.
Simeone shikoi thuajse të gjithë ndeshjen nga pjesa e drejtorëve të klub dhe qëndroi prapa drejtorit ekzekutiv të Arsenalit – Ivan Gazidis.Arsenali do të udhëtoj në Madrid për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales në Evropa Ligë javën e ardhshme./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?