Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Uashington, ku pritet që me presidentin amerikan, Donald Trump të bisedojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe për heqjen e tarifave amerikane për çelik dhe alumin.
Merkel pritet të takohet sot me Trumpin në Zyrën Ovale dhe më pas do të kenë një drekë pune.
Kancelarja gjermane viziton SHBA-në, pasi presidenti francez, Emmaneul Macron kishte qëndruar atje në një vizitë treditore.
Merkel kishte vizituar SHBA-në në mars të vitit 2017.
Konflikti në Siri gjithashtu pritet të jetë një nga temat e diksutimit. Gjermania nuk morri pjesë në sulmin ajror në Siri, të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë. Tri shtetet sulmuan Sirinë, në kundërpërgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona./REL
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...