Google ADS

Luis Enrique kërkon 200 milionë për transformimin e skuadrës së Arsenalit

09:50 | 27 Prill 2018
Arbresh Info

Luis Enrique është duke kërkuar një buxhet madhështor këtë verë për të marrë detyrën te Arsenali.

Siç raporton ‘The Sun’, ish trajneri i Barcelonës kërkon 200 milionë funta në mënyrë për të transformuar skuadrën e Arsenalit për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.Enrique është favorit për të marrë detyrën në Emirates si pasardhës i Arsene Wenger, i cili ka njoftuar se do të largohet nga klubi pas 22 viteve në detyrë. Ish trajneri i Barcelonës në plan ndryshime madhështore të skuadrës në rast se arrin një marrëveshje me Arsenalin dhe merr drejtimin e timonit.

Vetëm linja frontale do të mbetet e paprekur pas nënshkrimit me Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette që kanë të sigurt pozitat e tyre.Portieri, mbrojtja dhe mesfusha do të pësojnë ndryshime të mëdha ndërkohë që mesfushori i AS Romas, Radja Nainggolan, tashmë është identifikuar si një shënjestër e klubit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme