Google ADS

Izraeli: Irani ka rekrutuar 80 mijë luftëtarë shiitë në Siri

08:54 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Irani ka rekrutuar të paktën 80 mijë luftëtarë shiitë dhe po drejton një “qendër të rektrutimit” në një bazë pranë kryeqytetit sirian, Damask, ka thënë i dërguari i Izraelit në OKB.

Ambasadori izraelit, Danny Danon ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Irani ka ndërtuar një bazë trajnuese në afërsi të Damaskut.

Duke mbajtur një hartë në dorë, Danon ka thënë se “çfarë shihni këtu është një qendër e rekrutimit në Siri”, ku sipas tij, trajnohen militantët shiitë, për të kryer “akte terrori në Siri dhe në rajon”.

Irani, së bashku me Rusinë, i ofrojnë presidentit sirian, Bashar al-Assad mbështetje në luftën shtatëvjeçare siriane, ku janë vrarë qindra mijëra persona.

Izraeli në vazhdimësi ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Irani të krijojë prezencë të përhershme ushtarake në Siri./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme