Baras në Londër, Atletico ia del me 10-të futbollistë

23:06 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Arsenal dhe Atletico Madrid kanë barazuar 1:1 në ‘Emirates Stadium’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. 

Atletico në pjesën e parë e ka marrë një goditje të madhe pasi që mbrojtësi Vrsaljko që është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 10’.

Arsenali ka kaluar në avantazh (1:0) me golin e shënuar nga Lacazette në minutën e 61-të.

Atletico e barazoi rezultatin në 1:1 me golin e realizuar nga Griezmann në minutën e 81-të, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme