Google ADS

Izraeli kërcënon të shkatërrojë pozicionet ushtarake iraniane në Siri

23:20 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman ka thënë se vendi i tij nuk do të lejojë pozicione ushtarake iraniane në Siri që përbëjnë kërcënim për ta.

Duke folur për gazetën saudite Elaph, që është me bazë në Londër, Liberman tha: “Pa marrë parasysh çmimin, ne do të shkatërrojmë të gjitha pozicionet ushtarake iraniane që kërcënojnë Izraelin në Siri”, transmeton portali arbresh.info.

Në intervistën e tij për gazetën në gjuhën arabe, ai gjithashtu tha: “Izraeli nuk dëshiron luftë … por nëse Irani sulmon Tel Avivin, Izraeli do të godasë edhe Teheranin”.

Të hënën, ushtria izraelite tha se i ishte përgjigjur një predhe të hedhur nga Siria që goditi lartësitë e okupuara të Golanit.

Ushtria izraelite e mbajti regjimin sirian “të përgjegjshëm” për sulmin dhe tha se nuk do të “tolerojë asnjë përpjekje për të shkelur sovranitetin izraelit apo për të rrezikuar civilët”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme