Google ADS

Thaçi: Vizitat e krerëve të BE-së, dëshmi e perspektivës evropiane

22:39 | 26 Prill 2018
M. A.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vizitat e krerëve të BE-së në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane.
“Vizitat e krerëve të Bashkimit Evropian në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Presidentit, mesazhet e presidentit Tusk janë inkurajuese për vazhdimin e reformave drejt BE-së.

“Mesazhet e sotme të presidentit Tusk janë inkurajuese për vazhdimin e reformave dhe dinamizimin e rrugës së pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së”, thotë Thaçi.

Sipas tij, “Ky është adresimi i përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme