Google ADS

Kur ne lexojmë Frojdin ende pa lexuar Konicën

18:18 | 2 Gusht 2015
Arbresh.info

Siç shprehet këtu e një dekadë më parë një publicist nga Kosova, tashmë kaluar në botën tjetër, ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikuar krijimtarinë e tij, andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim.

E që atëbotë, në kohën e tij, një nga veset që ka stigmatizuar, ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Në gjallje shumë pak është kuptuar Konica, pasi ngritja e tij intelektuale ka qenë më lart se shtresa së cilës ia ka dedikuar krijimtarinë e tij, prandaj shpeshherë është keqkuptuar deri në infinit.

Qysh atëherë një nga veset që ka stigmatizuar ai, ka qenë xhelozia që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Kjo xhelozi e tejskajshme, siç e ka stigmatizuar edhe Konica i madh, del nga prirja jonë për të qenë të gjithë të parë. Ky lloj bajraktarizmi ka vyshkur së tepërmi çështjen tonë kombëtare, duke mos rezultuar e frytshme në masën e kërkuar. Bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht. Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë se ç’është shteti e pushteti, që shembëlltyra e drejtimit është krimi e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit etj.

Shqiptarët, thotë Konica, kanë edhe një ves tjetër, fodullëku, që është aktual sot e gjithë ditën, pa anashkaluar vese të tjera në psikologjinë shqiptare. E të gjitha këto vese, me xhelozinë përkrah, vijnë për të qënë të parët të gjithë, për të kritikuar këdo. Kështu ka ndodhur që nga kryeministri i parë, themeluesi i shtetit shqiptar para 100 vjetësh, Ismail Qemali, i kritikuar nga regjimi i Zogut, e ky nga sistemi i Hoxhës, për të vijuar me kritikat në pluralizëm, në vijimësi, Berisha, Nano, Rama…E për këtë të fundit, kryeministrin aktual, ende pa marrë pushtetin, hidhnin baltë e vrer mbi të nga opozita, mazhoranca e djeshme. E kështu vazhdojnë ende sot e gjithë ditën. Aq më çuditëse kur trumbetojnë për zgjedhje të manipuluara më 21 qershor, kur në fakt nga ndërkombëtarët janë vlerësuar si më të mirat e këtyre viteve. Ky bajraktarizëm ka bërë që edhe çështja jonë kombëtare të mos rezultojë e frytshme në masën e synuar, të stërzgjatet periudha e tranzicionit dhe afatet e futjes në bashkësinë europiane, si pjesë e saj. Mjerisht ne lexojmë Frojdin ende pa lexuar Konicën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme