Pa epilog konkret ka përfunduar takimi i specializantëve privat të cilët janë jashtë listës për pagesë, me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë.
Rreth 100 specializantët kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre. Kërkojnë takim urgjent me ministrin Filipçe,
“Argumentin e vetëm të cilin e morëm nga ministria e Shëndetësisë mbi atë se përse grupi jonë i specializantëve është përjashtuar nga pagesa ishte se mjetet për pagat e specializantëve veçmë janë siguruar. Pyetja jonë është, përse janë siguruar mjete buxhetore pa mos u ditur paraprakisht numri i saktë i specializantëve aktiv privat” – thotë Marko Kostovski, mjek specializant.
“Mbi çfarë kriteresh një grup i caktuar i specializantëve, hyjnë në kuadër të asaj pagese dhe në bazë të cilave kritere ne nuk u përfshimë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare mbi këtë, të njëjtën pyetje e shtruam edhe në takimin e sotëm. Si argument kemi atë se ne kemi nënshkruar kontrata identike me dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë” – Aleksandra Georgieva, mjeke specializante.
“Nuk ka asnjë arsye oficiale, e vetmja ide që qarkullon është se ato të cilët do të marrin tani rrogë kanë pak më shumë eksperiencë se ne, nuk është e vërtetë për shkak se edhe shumica jonë këtu edhe pse kemi filluar specializimin tash, ne kemi punuar me vite sikur mjek. Ajo nuk është arsye. Ne duam që në zgjidhje të përfshihemi të gjithë” – Elmedina Asani, mjeke specializante.
Gjenerata e specializantëve nga viti 2015 deri në vitin 2017 janë të përfshirë në listën e atyre që do të marrin rroga, ndërkaq mjekët të cilët specializimin e tyre e kanë regjistruar në vitin 2018 janë lënë jashtë listës pavarësisht përvojës së tyre disa vjeçare si mjek.
Nga ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë nëse pas takimit me specializantët ky dikaster do të zgjidh statusin e tyre./Alsat-M
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation