Shpend Ahmeti do t’i bashkohet kësaj partie politike

19:03 | 26 Prill 2018
M. A.

Shqipe Pantina deputete e Grupit të Pavarur ka deklaruar se beson shumë që Shpend Ahmeti do t’i bashkohet këtij grupi parlamentar, kur të formojnë partinë e tyre.

Pantina, në Fakt Plus, gjithashtu ka theksuar se janë duke punuar intensivisht në krijimin e kësaj partie, përderisa deri në Janar do të dalin përfundimisht me subjektin politik.

Ndryshe, lajmi.net kishte raportuar se partia e re do të quhet Lëvizja Socialdemokrate e Kosovës. Po ashtu, ishte raportuar se kryetar i Lëvizjes së re, Lëvizjes Socialdemokrate është caktuar të jetë Shpend Ahmeti, aktualisht kryetar i Prishtinës, mirëpo një gjë e tillë mbetet ende e pakonfirmuar nga i përmenduri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme