Burgim të përjetshëm për 50 anëtarë të FETO-s

18:25 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Një gjykatë ka dhënë dënime me burgim të përjetshëm për 53 persona të lidhur me Organizatën Terroriste të Fetullahut (FETO) për përfshirjen e tyre në përpjekjen për grusht shtet të vitit 2016, thonë mediat turke.

Gjykata e Krimeve ka dënuar 53 nga 131 të dyshuarit për “përpjekje për të shfuqizuar rendin kushtetues”, transmeton portali arbresh.info.

Nga 53 të dënuarit me burg të përjetshëm, 18 prej tyre kanë marrë dënim të rëndë me burg të përjetshëm.

Gjykata gjithashtu liroi 69 të dyshuar për të gjitha akuzat, ndërsa tre të dyshuar të tjerë u dënuan me burgim mbi 12 vjet, shtoi burimi i Anadolu.

FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gylen që jeton në ekzil në SHBA, akuzohen se orkestruan puçin e vitit 2016 që martirizoi 250 vetë dhe plagosi rreth 2,200 të tjerë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme