Arrestohet biznesmeni nga Kamenica që tentoi t’i vë flakën vetes

18:08 | 26 Prill 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin nga Kamenica duke i shqiptuar të njëjtit masë ndalimi prej 48 orësh.

Biznesmei nga Kamenica gjatë ditës së sotme tentoi t’i vë flakën vetes në një pronë të veten si protestë ndaj një vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën e tij.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se përvec tij janë arrestuar dhe dy djemtë e biznesmenit por që këta të fundit janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas Hashanit asnjë person nga ky rast nuk ka mbetur i lënduar.

Biznesmeni Kosovar detyrohet te vet flijohet per pronen e tij

Gepostet von Arbnor Kika Bajra am Donnerstag, 26. April 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme