Familja e Aviciit ka lënë të kuptohet se DJ suedez ia mori jetën vetes, në deklaratën e parë pas vdekjes të 28 vjeçarit.
Sipas familjes autori i hitit “Wake Me Up” nuk mund të vazhdonte më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë për Variety, të afërmit e Aviciit thanë: “Timi ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt i brishtë artistik në kërkim të përgjigjeve për pyetjeve ekzistenciale.
“Një perfeksionist që udhëtonte dhe punonte shumë në një ritëm që e çoi në stres ekstrem.
“Kur ndaloi të bënte turne, ai donte të gjente një balancë në jetë për të qenë i lumtur dhe në gjendje të bënte atë që donte më së shumti – muzikë.
“Ai me të vërtetë luftonte me mendimet rreth kuptimit, jetës, lumturisë. Ai nuk mund të vazhdonte më. Ai donte të gjente paqe.
“Tim nuk ishte i bërë për makinën e biznesit në të cilën e gjeti vetën; ishte një djalë i ndjeshëm i cili i donte fansat e tij, por kishte problem me të qenit në qendër të vëmendjes. Tim do të duam përgjithmonë dhe do na mungosh tmerrësisht”, thuhet më tej në deklaratë.
Tim Bergling i lindur me 8 shtator 1989 në Stokholm u gjet pa shenja jete me 20 prill të këtij viti në Oman./Arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...