Maqedoni, 300 deri 650 euro dënim për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët

17:26 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Dënimet e 130 prindërve që vjet refuzuan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre do të sillen prej 300 deri në 650 euro. Kështu thonë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Për prindërit kanë tre opsione: të paguajnë dënimin, të vaksinojnë fëmijët ose të përfundojnë në gjykatë.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës së fundit prindërit në hapësirat urbane më së paku i kanë vaksinuar fëmijët, me çka imunizimi ka rënë dhe kjo e ka futur Maqedoninë në grupin e shteteve me rrezik të sëmundjeve të ndryshme.

Personat mjekësorë sqarojnë se mbrojtja e fëmijëve bëhet me vaksinim dhe kjo ndikon në fuqizimin e imunitetit./medial.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme