Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Junckerka folur para Kuvendit të Greqisë, ku ka deklaruar se duhet patjetër të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë.
Ai u ka thënë parlamentarëve grek se kjo çështje duhet të zgjidhet ndërmjet dy shteteve, dhe se ai nuk ka kompetencë të jep ide dhe udhëzime, por kjo çështje është mjaft urgjente, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Juncker ka shtuar se Greqia është shtylla e rajonit, ndërsa Ballkani Perëndimor (BP) ka nevojë për të ardhme evropiane “që të mos përsëriten skenat e përjetuara në vitet e 90-ta”.
Kreu i KE-së ritheksoi faktin se dhënia e udhëzimit për fillimin e bisedimeve nuk paraqet dhënie të datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?