Ismaili ia bartë edhe disa kompetenca Odës së Mjekëve

15:05 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i dorëzoi sot kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu vendimin për bartjen e kompetencave për licencimin, ri-licencimin e profesionistëve shëndetësor vendor dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor.

Me ardhjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Uran Ismailit, ai kishte marrë vendim për funksionalizimin e shpejtë të kësaj organizate, si dhe bartjen e të gjitha kompetencave që i takojnë me ligj.

Këtë, ministri Ismaili e ka zyrtarizuar sot, ku pas bartjes së kompetencës së mbikqyrjes etike dhe profesionale, sot ua kaloi edhe kompetencat tjera shtesë.

Këtë,  ai e ka treguar edhe në faqen e tij në Facebook, duke thënë se kjo është një ditë e lumtur për profesionistët shëndetësor.

“Pas pesë vjetëve, Oda e Mjekëve të Kosovës tashmë po merr formën që meriton dhe i takon me ligj. Pasi që bëmë funksionalizimin e kësaj Ode dhe fillimisht si ministër ia barta kompetencën e mbikëqyrjes etike dhe profesionale, sot jam shumë i lumtur, që kësaj organizate ia barta edhe kompetencat tjera shtesë që lidhen me licencimin, rilicencimin e profesionistëve shëndetësorë vendorë dhe edukimin e vazhdueshëm të tyre”, ka shkruar ai.

Ismaili ka bërë edhe shpërndarjen e kartelave të para të anëtarësimit. Në fund, ai tha se këto kompetenca nënkuptojnë angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale./arbresh.info/

Fotografia e Uran Ismaili

Fotografia e Uran Ismaili

Fotografia e Uran Ismaili

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme