Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit, në organizim të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, u shënua 20-të vjetori i daljes publike i UÇK-së, për herë të parë në Zonën Operative të Pashtrikut. U tha se dalja në arenën e luftës e UÇK-së në ZOP, pikërisht në fshatin Drenoc, bëri të mundur shtrirjen gjeografike të UÇK-së në një zonë të rëndësishme të luftës.
Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të daljes publike tëUÇK-së në fshatin Drenoc, Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit ka thënë se edhe në rajonin e Anadrinisë, ashtu si edhe në viset tjera të Kosovës, vitet ’90-ta qenë vite të dhunës e të qëndresës. Në kushte të rënda të okupimit atdhetarët tanë gjetën hapësira për të organizuar rezistencën aktive, duke formuar grupe ilegale që do të merrnin mbi supe barrën e rëndë të organizimit luftarak.
“Lëvizjet e ilegalëve ishin aktive, të cilët nuk shihnin rrugë tjetër për çlirimin e Kosovës përveç asaj të armatosur. Armiku i egër e gjakatar vëzhgonte dhe ndëshkonte rëndë ata që guxonin ta sfidonin pushtimin.\
Shfaqja e grupeve të armatosura e kishte alarmuar dhe mobilizuar pushtuesin serb, prandaj edhe synoi të godasë mu në qendër të këtij organizimi, për të kapur në befasi celulën e parë të UÇK-së në Drenoc. Jo vetëm që dështuan, por ndikuan në mobilizimin e shpejtë të krejt rajonit të Anadrinisë. Kjo bërthamë çlirimtarësh do të jetë fara e hedhur e lirisë e që do të mbijë vrullshëm në tërë atë, që do të quhet Zona Operative e Pashtrikut”, ka shtuar ndër të tjera në fjalimin e tij Kryetari Latifi.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...