Duhet të paguani për motin e ngrohtë, diellin, barin jeshil dhe aromën fantastike të luleve. Shumë të rritur preken nga alergjitë gjatë muajve të pranverës, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijët, është normale që prindërit të shqetësohen për mënyrën si vogëlushët e tyre reagojnë ndaj alergjive të ndryshme.
Shumë fëmijë shfaqin simptoma të ngjashme të alergjisë si të rriturit, pjesa më e madhe e të cilave mund të prekin të gjithë trupin. Edhe pse shumë nga këto alergji janë lehtësisht të kurueshme, është gjithmonë mirë të flisni me pediatrin për t’u siguruar. Këto janë 6 shenjat që paralajmërojnë se fëmija juaj po zhvillon alergji.
Lotim ose skuqje të syve – Një shenjë e dukshme e alergjive tek fëmijët është çdo problem i dukshëm me sytë, si skuqja, acarimi apo ënjtja e syve.
Simptoma si ftohje – Nëse fëmija juaj duket se ka simptoma të ngjashme me ftohjen, që nuk po shërohet, mund të jetë alergjia shkaku. Nëse fëmijës i janë bllokuar hundët, teshtin gjatë gjithë kohës ose ka infeksion të veshëve, është mirë të flisni me mjekun për të marrë mjekime për alergjinë.
Ënjtje të gjuhës – Një reaksion alergjik është edhe ënjtja e gjuhës. Nëse kjo shenjë shfaqet edhe tek fëmija juaj, mos hezitoni të flisni me mjekun për të përcaktuar shkakun.
Skuqje ose urtikarie – Disa fëmijë zhvillojnë një sërë alergjisë sezonale që shfaqen në të gjithë lëkurën dhe trupin në formë skuqje ose urtikarie. Sigurohuni të flisni me mjekun nëse kjo është e vazhdueshme.
Stomak të acaruar – Dhimbja e barkut mund të jetë paralajmërojë që organizmi i fëmijës mund të jetë i acaruar nga diçka në ajër ose mund të jetë i ndjeshëm nga ushqime të caktuara. Nëse kjo ndodh, bëjini një vizitë tek mjeku për të përcaktuar shkakun dhe parandaluar rishfaqjen.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...