Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier.
Ministri Berisha dhe atasheu i mbrojtjes Cubelier nga Belgjika kanë diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë në mes të Ministrisë dhe FSK-së dhe autoriteteve homologe belge si dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet, njofton ministria.
Berisha e ka njoftuar uvelier me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK.
Po ashtu, është përmendur edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës ku dhe ka falënderuar shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.
Cuvelier ka shprehur falënderim për mikpritjen e ministrit Berisha, duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi për çfarë ka premtuar thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”