Kapet në flagrancë, momenti që i kushtoi shtrenjtë kryetares së Madridit

13:29 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetarja e rajonit të Madridit, Cristina Cifuentes ka dhënë dorëheqje pas akuzave për falsifikim të diplomës së masterit, dhe se është kapur duke vjedhur në një market në vitin 2011.

Në videon e publikuar më poshtë ajo shihet duke zbrazur çantën para pjesëtarit të sigurimit të marketit, pasi akuzohej se kishte vjedhur kremra kundër plakjes, transmeton Telegrafi.

Para se të jepte dorëheqje, ajo kishte deklaruar se marrja e kremrave që kushtojnë 40 euro “ishte një gabim”.

Këto veprime të saj kanë shkaktuar reagime të ashpra si tek qytetarët ashtu edhe te klasa politike, të cilët assesi nuk mund të besonin se mund të ndodhte një gjë e tillë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme