Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që kishte me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në një konferencë për medie ka thënë se me presidentin Tusk patëm takim miqësor dhe diskutuam hapur edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përcjell arbresh.info.
“Mendoj që të dy palët Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar se së bashku mund të bëjmë më shumë. Prandaj në çdo rrethanë e konsideroj se në Samitin e Sofjes shtete do të kenë mundësi të reflektojnë për të arriturat tona. Ajo që është e qartë është që Kosova ka nevojë urgjente për të përshpejtuar hapat e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ne do të japim kontributin tonë të plotë në këtë Samit.
“Do të adresojmë edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe terrorizmit”, tha ai.
Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar që të vazhdojë një dialog të mirëfilltë.
“Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do ta diskutoj edhe në Berlin me kancelaren gjermane Merkel më 9 maj”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket liberalizimit të vizave Thaçi deklaroi se ka kërkuar që ky proces të përshpejtohet./arbresh.info
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...