Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim- SDC, në
udhëheqje të ekspertit të resurseve ujore Peter Koenig.
Pasi falënderoi për mbështetjen që qeveria zvicerane po jep në fushën e ujërave në Kosovë, ministrja Reshitaj prezantoi prioritetet e saj, duke filluar me ngritjen e
kapaciteteve humane brenda Autoritetit Rregullativ të Pellgjeve Lumore, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në tërë territorin e Kosovës, menaxhimin e duhur të
burimeve ujore dhe riparimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit.
“Jam e shqetësuar për faktin se që nga viti 1984 nuk kemi studim të rrjedhave ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore në Kosovë, dhe është e papranueshme që ne të bazohemi ende në këtë studim duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike po shkojnë në disfavor të kapaciteteve ujore” deklaroi ministrja Reshitaj . Reshitaj paraqiti edhe iniciativën e saj për të zëvendësuar gypat e ujësjellësit me përbërje të asbestit, të cilët sipas ministres janë shumë të rrezikshëm dhe rrezikojnë shëndetin e mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Nga ana tjetër eksperti zviceran Peter Koenig përgëzoi ministren për angazhimin e saj në fushën e mjedisit e në veçanti në menaxhimin e resurseve ujore, mbrojtjen e tyre nga ndotja, rehabilitimin e shtretërve të lumenjve etj.
Ai premtoi se do të përkrahë ministren Reshitaj në realizimin e projekteve që ka iniciuar ajo duke përfshirë edhe përkrahjen për studentet e hidroteknikës në Universitetin e Prishtinës në zgjerimin e njohurive të tyre praktike si dhe në vetëdijesimin e qytetarëve për menaxhimin e duhur të ujit./Arbresh.info
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë