Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në konferencën ‘Jo Para për terrorin’ në Francë.
Ai është pritur nga Ministri i Punëve të Brendshme Gérard Collomb, Ministrja e Drejtësisë Nicole Bellobuet dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire.
Në këtë konferencë së bashku me Pacollin është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
Pacolli në një status në rrjetin social facebook tha se Kosova rikonfirmon fuqishëm rresjtimin në luftën e terrorizimit dhe radikalizimit.
Statusi i plotë:
Pritje e ngrohtë nga Gérard Collomb, Ministri i Punëve të Brendshme, ministër shteti, Nicole Bellobuet, Ministre e Drejtësisë dhe Bruno Le Maire, Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Francës, para fillimit të konferencës së nivelit të lartë “Jo Para për terrorin” e cila mbahet nën kujdestarinë e qeverisë franceze, në bashkëpunim me OKB-në, OECD-në dhe organizata të tjera ndër-shtetërore dhe jo-qeveritare, sipas propozimit të Presidentit francez, Makron.
Në praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit, bashkë me mua është edhe ministri i brendshëm Bejtush Gashi, për të rikonfirmuar fuqishëm rreshtimin e Kosovês në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...