Daniel Serwer në tryezën e organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temë “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?,” ka thënë se kur këto tri gjëra janë bashkë asgjë nuk rrezikohet.
“Po filloj me SHBA. Rrethanat kanë ndryshuar që nga vitet e ’90 kur një numër i bombardimeve kanë qenë të infiltruara në konfliktin në Maqedoni, Kosovë, Serbi. Rusia dhe Kina nuk ishin në gjendje ta bënin këtë dje SHBA nuk u lodh të sillej si mbrojtje globale. Por çdo gjë ndryshoj me sulmet në Afganistan dhe Bagdat”, tha ai, raporton Arbresh.info.
Serwer ka thënë se tani në një botë më ndryshe po ndryshojnë gjërat tek këto vende.
“Tani Kina llogaritet fuqi dhe Putin nuk po e ndërron statusin. Pastaj Trump nuk e ka një administrat të duhur, është e shqetësuar me shumë skandale që kanë të bëjnë me shumë skandale e afera seksuale. Për këtë Presidenti fokusohet në ruajtjen e miqve e jo si ndihën punëtorët”, ka thënë ai duke shtuar se demokracia liberale është në rrezik në SHBA.
“Nuk duhet të habiteni nëse them se Ballkani dhe dështimet e tyre qeveritare nuk u interesojnë njerëzve në SHBA. Edhe pse ai është i martuar me sllovene nuk ka kaluar kohë në Ballkan”, ka thënë Serwer.
Sipas tij edhe në administratën e Obamës ka pasur nivel të ulët në Ballkan.
“Situata në Evropë është më e mirë. Evropianët po merren me krizën financiare, me krizën greke. Dhe Evropa ka qenë e përfshirë nga refugjatët e sulmet terroriste. Disa evropian brenda BE iu janë kthyer liderëve demagogjik që iu kanë thënë atyre se do ti mbrojnë ndërsa Britania e Madhe ka bërë gabim të madh që është tërhequr nga BE për shkak të ksenofobisë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Serwer tha se KE ka pasur mundësi të hap dritare për anëtarësi në BE.
“Dritarja mbetet e hapur dhe nuk dihet kur mbyllet. Por kjo është e kushtëzuar me reforma të brendshme për të fuqizuar unionin. Të gjitha këto rezerva kanë ndikim të madh mbi Kosovën sepse Serbia aspiron të hyjë në BE dhe për këtë duhet të zgjidhë çështjet me Kosovën”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia me Malin e zi po bëjnë hapa të shpejt për anëtarësim në BE.
“Komisioni po rishikon çështjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Tani demarkacioni i është hequr dhe pritet rekomandimi për liberalizim e ju mund të pyesni kur. Nëse do të isha qytetar i Kosovës do të bëja çmos që Qeveria të shkoj tek ajo dritare sepse ajo do të mbyllet shpejt andaj kaloni sa është e hapur”, tha ai duke përmendur raportin e progresit për Kosovën.
“Raporti ka qenë ashtu-ashtu. Nuk është legjislacioni ai që lenë mbrapa është sundimi i ligjit e dini çka kërkohet. Nëse nuk jeni të gatshëm të mbroni të drejtat e etnive dhe sigurinë unë jam i gatshëm të krijojë vend tjetër. Pastaj rezultati është dominimi si fuqi i politikave ku secili e konsideron vetën pastaj si viktimë”, tha ai./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...