Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se gjysmëfinalja e Ligë së Kampionëve nuk ka përfunduar ende pasi skuadra e tij fitoi 2 me 1 mbrëmjen e kaluar në takimin e parë kundër Bayern Munichut.
Kamioni i Gjermanisë mori epërsinë përmes Joshua Kimmich pasi mbrojtësi mposhti portierin Keylor Navas afër portës së tij në minutën e 28′, transmeton portali arbresh.info. Marcelo barazoi në minutën e 44′ rezultatin, ndërsa Marco Asensio shënoi golin e fitores në pjesën e dytë.
Por, Zidane ka paralajmëruar skuadrën e tij, e cila kërkon titullin evropian për të tretën herë radhazi, që progresi në finale të Kampionëve nuk është zyrtar.
“Ne ishim shumë të kënaqur me rezultatin, por ne kishim shumë probleme në minutat e parë duke u përpjekur për të kontrolluar lojën”, ka thënë fillimisht Zidane.
“Takimi është larg përfundimit, është më shumë se e mundur që Bayerni mund të fitoj në Bernabeu, por ne jemi shumë të lumtur që kemi fituar 2 me 1 në Munich”
Ndeshja kthyese zhvillohet në Bernabeu të martën e javës së ardhshme duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...