Arsene Wenger ka zbuluar se pendimi më i madh brenda 22 viteve në Arsenal është se dështoi për të fituar Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në detyrë.
Trajneri francez ka pranuar përmes një deklarate tronditëse në faqen zyrtare të premten e javës së kaluar se ka ndërmend të largohet nga klubi me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.“Topçinjtë” arritën në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në vitin 2006 duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 pas 15 minutave lojë, por gjiganti katalunas përmbysi rezultatin duke fituar 2 me 1 në Paris.
“Ishte pendimi më i madh i imi”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Ne luajtëm [rrugës deri në finale] kundër Juventusit që kishte në front Ibrahimovicin dhe Trezeguet dhe kundër Madridit me Zidanen, Figon, Ronaldon dhe me një skuadër që ishte më e madhe se që është sot”
“Do të ishte arritja ime më e madhe. Por, ju duhet të jeni realist. Ne ishin në finale të Ligës së Kampionëve. Nëse ju e shikoni Arsenalin dhe një numër të ndeshjeve që kemi luajtur në Evropë, brenda të gjithë historisë, ju do e shihni se nuk është Real Madrid. Prandaj, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”
Arsenali do të përballet mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Atletico Madridit në Evropa Ligë, turne që është shpresa e vetme për të siguruar ndonjë trofe këtë sezon./arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban