Theodor Meron, kryetari i Dhomës së Apelit të Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, tha sot se ishte “qëllimi ynë, edhe pse jo synimi përfundimtar, ta kemi gati vendimin deri në fund të vitit 2018” në rastin e Radovan Karaxhiqit.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e gjeti Karaxhiqin fajtor në mars të vitit 2016 për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së. Ai u dënua me 40 vjet burg.
Por në seancat e apelit në Hagë më herët këtë javë, Karaxhiqi bëri thirrje që vendimi të rrëzohet për shkak se faktet ishin të gabuara dhe të urdhërohej rigjykim i çështjes.
Ndërkohë prokurorët i kërkuan gjykatës ta shpallë Karaxhiqin faktor për gjenocid në shtatë komuna të tjera boshnjake, si edhe në Srebrenicë, dhe ta rrisë dënimin e tij në burgim të përjetshëm.
Gjatë një seance mbi statusin e procedimeve të mërkurën, Karaxhiqi i tha Meronit në sallën e gjyqit se “janë përkujdesur plotësisht për shëndetin tim” që pas ankesave të para për sëmundje nga ana e tij.
Ai tha se shëndeti i tij tani është “mjaft i kënaqshëm” dhe se ai “ndihet shumë më mirë”.
Ish-lideri serb i Bosnjës u ankua në nëntor 2016 se shëndeti i tij, i cili ai tha se dikur ishte “i përsosur”, ishte “përkeqësuar ndjeshëm” që kur ai ishte dërguar në njësinë e paraburgimit të OKB-së.
Karaxhiqi tha gjithashtu të mërkurën se në përgjithësi, ai nuk kishte ankesa për kushtet e jetesës në njësinë e paraburgimit të gjykatës.
Ai shprehu kënaqësi me faktin që kërkesa e tij për një laptop ishte përmbushur dhe i kërkoi gjykatës përsëri të shqyrtojë mundësinë për t’i dhënë atij akses të kufizuar në internet.
Meron tha se kërkesa e Karaxhiqit që të lejohej të komunikonte me Skype gjithashtu po shqyrtohej.
Karaxhiqi mbahet në paraburgim në Hagë që prej korrikut 2008, kur autoritete serbe e ekstraduan atë në gjykatën e OKB-së.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve