Avicii e kishte parashikuar çfarë do ti ndodhte

23:34 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Gjithçka rreth arsyeve të ndarjes nga jeta të Avicii ishin fshehur në dokumentarin e tij të publikuar muaj më parë.

DJ dhe producenti i famshëm humbi jetën papritmas në Muscat, Oman teksa ishte me pushime në një resort bregdetar. Ai ishte 28-vjeç dhe dy vite më parë ishte tërhequr nga muzika dhe turnetë muzikore.

Mesa duket të gjitha detajet se përse ai do të mund të ndërronte jetë, ishin të fshehura në dokumentarin e tij, pjesë të të cilit gjenden edhe në “Youtube”.

Në këtë dokumentar tregohej gjithçka rreth mënyrës së tij të jetesës, gjumit, udhëtimeve të vazhdueshme dhe shumë të lodhshme, keq ushqyerjen dhe përdorimin e alkoolit.

Në vitin 2014, artisti i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale ku ka hequr tëmthin dhe apandesitin. Në një pjesë të këtij dokumentari, Avicii është filmuar duke i thënë menaxherit të tij se shumë shpejt do të vdiste, transmeton TCH.

Gjatë 8 viteve të karrierës së tij ai ka dhënë 813 koncerte në vende të ndryshme të botës dhe i tregoi menaxherit të tij se nëse nuk i ndalon turnetë dhe udhëtimet do të vdiste nga lodhja dhe mënyra e keqe e jetesës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme