Obeziteti i fëmijërisë po shkakton tek vajzat çrregullime në cikël

23:20 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Epidemia e obezitetit mund të rrisë shkallën e çrregullimit të periodave tek vajzat adoleshente.

Përveç kësaj sipas raportit të Universiteti të Kolorados, kjo gjendje mund të shkaktojë dhe dhembje të forta gjatë asaj periudhe, njofton Klan Kosova.

Ndërsa obeziteti është i njohur për të shkaktuar probleme riprodhuese në gratë e rritura, shumë pak kërkime janë bërë në efektet e saj tek vajzat e reja.

Hulumtuesit paralajmëruan se kjo prirje mund të çojë përfundimisht në një shtrirje të infertilitetit dhe metodat aktuale të trajtimit – nga medikamentet në ndryshimet e jetesës – janë pothuajse të kota në ndreqjen e periodave të parregullta, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme