Google ADS

Vuçiq: Nuk lejojmë poshtërimin, do të luftojmë shumë më fuqishëm

20:53 | 25 Prill 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë, e cila, nëse nuk zgjidhet në mënyrë adekuate, është një pengesë për BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Vuçiq përsëriti se është e rëndësishme për të arritur një kompromis, por nuk mund ta pranojnë poshtërimin e Serbisë.

“Vendi ynë asnjëherë askujt nuk ia ka lejuar këtë, por nuk do të lejojë as në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se këtë qëndrim ia përcolli dhe Tuskut.

“Dhe kushdo që drejtohet për të më marrë kokën dhe të them se i ofroj diçka dikujt … Nuk kemi çfarë të ofrojmë ose të shesim diçka që ata para meje nuk e kanë dhënë, por mund të premtoj se do të luftojmë për interesat e popullit dhe shtetit shumë më fuqishëm se sa të tjerët më herët”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq ka bërë të ditur t’i ketë treguar Tusk marrëveshjen e Brukselit dhe se Serbia ka përmbushur gjithçka, dhe përsëriti qëndrimin se është e rëndësishme arritja e një kompromisi.

“Sot nuk jam optimist, por a kemi të drejtë të heqim dorë, të mos shpresojmë dhe të mos presim një zgjidhje? Ne nuk bëjmë, sepse ne duhet të luftojmë për fëmijët tanë që të mos kenë të njëjtin problem,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se nuk duhet të jemi të verbër dhe se ‘duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh në rajon’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme