Punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan nuk kanë filluar akoma të marrin formë.
Ky është një nga projektet më të mëdha të sportit, pasi stadiumi është i kategorisë së katërt të UEFA-s dhe në të ardhmen klubet mund të luajnë në këtë stadium edhe në garat e mëdha evropiane. Mirëpo së fundmi punimet në këtë stadium janë ndërprerë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për “GazetaBlic”, për rifillimin e punëve në këtë stadium.
“Javën e kaluar kemi rishikuar projektin me firmën projektuese. Jemi dakorduar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë fazë, por jemi duke e pritur përfundimin e kampionatit”.
“Punët sekondare fillojnë shumë shpejtë, mirëop kampionati na ka penguar”.
Haziri më tutje ka folur edhe për kohëzgjatjen e punimeve dhe punët që do të kryhen në stadium.
“Punimet do të zgjasin 18 muaj. Tribinat do të rrënohen, do të ndërtohen të reja, do të rindërtohet projekti i vjetër. Do të zgjerohet pasi do të ndërtohet edhe brezi i sigurisë. Stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.”
“Nuk kemi pasur ndonjë ndryshim në projekt, vetëm kemi bërë fazën e dinamikës së realizimit të punimeve”, përfundoi Haziri.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...