Google ADS

Macron dënon nacionalizmin në fjalimin e tij para Kongresit amerikan

19:25 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur fjalimin e tij para Kongresit amerikan për të dënuar nacionalizmin dhe izolimin.

Macron ka thënë se politikat e tilla janë kërcënim për prosperitetin global, transmeton portali arbresh.info.

Fjalimi u pa si qortim i Donald Trump, i cili është akuzuar për forcimin e nacionalizmit dhe promovimin e izolacionizmit nëpërmjet politikave të tij të Amerikës së Parë.

Macron tha se Shtetet e Bashkuara kishin shpikur multilateralizmin dhe kishin nevojë për ta ri shpikur atë për një rend botëror të shekullit të 21-të.

Presidentit francez iu dha një duartroktije tre minuta të gjatë, ndërsa ai u vendos në vendin e tij për fjalim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme