Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë në natën e 15 majit ose 16 majit, varësisht nga shikimi i Hënës.
Dita e parë e Ramazanit shpesh vërehet në ditë të ndryshme, duke u varur nga dukshmëria lokale e Hënës, transmeton portali arbresh.info.
Në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, komunitetet myslimane bazohen në llogaritjet astronomike dhe do të respektojnë Ramazanin që nga pragu i 15 majit, me ditën e parë të agjërimit të 16 majit.
Ndërsa Arabia Saudite dhe shumica e vendeve arabe pritet të shohin Hënën me 15 maj, Maroku, Irani dhe Pakistani mund ta shohin të nesërmen, sepse ata e kanë nisur këtë muaj hënor një ditë më vonë.
Kalendari hënor
Muajt hënor myslimanë zgjasin mes 29 dhe 30 ditëve, varësisht nga pamja e Hënës në natën e 29-të të çdo muaji. Nëse nuk shikohet Hëna, atëherë muaji do të zgjasë 30 ditë.
Nga kalendari diellor Gregorian, Ramazani vjen 10 deri në 12 ditë më herët çdo vit. Vitin e kaluar, dita e parë e Ramazanit ishte më 27 maj 2017.
Kurse në Kosovë, meqë jemi me kalendar gregorian, parashihet që dita e parë e Ramazanit të fillojë me 16 maj./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...