Edhe zyrtarisht ka filluar në Mitrovicë realizimi i projektit për ndërtimin e “Aqua Parkut” (Parku Ujor). Punimet simbolikisht i ka filluar kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe njëri nga përfaqësuesit e Kompanisë ACI, e cila do ta realizoj në tërësi projektin për rregullimin e hapësirave përgjatë lumit Ibër, pjesë e të cilit është edhe “Aqua Parku”, si fazë e parë.
“Aqua parku”, ka filluar të ndërtohet afër liqenit artificial në Suhadoll, i cili me një infrastrukturë të rregulluar mirë do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, ndërsa do të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve.
Investitorë të këtij projekti që kap vlerën mbi 7 milionë euro është SH.A. “ACI”, që është themeluar nga “Arjeta Group” dhe “Linprojekt’, të dyja kompani vendore, ndërsa komuna e Mitrovicës ka mbështetur projektin me ndarjen në shfrytëzim të hapësirës komunale.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha realizimi i këtij projekti madhor për Mitrovicën, do ta bëjë qytetin buzë Ibrit një nga destinacionet më atraktive të vendit, ndërsa që hapësira përgjatë Ibrit do të jetë hapësira më e rregulluar në Ballkan.
“Mitrovicasit më nuk do të shkojnë nëpër komuna të tjera të vendit për tu freskuar në pishinat e atjeshme. Ata do të kenë këtu pishinat më bashkëkohore, të mbyllura dhe të hapura, olimpike dhe gjysmë olimpike. Jam i bindur se qytetarët e komunave të tjera do të vijnë në Mitrovicë për të shijuar bukuritë përgjatë lumit Ibër”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Afrim Durmishi, pronar i “Arjeta Group”, njëra nga kompanitë investitore në këtë projekt, shpreson se ky projekt do të dalë shumë i bukur dhe do të plotësoj nevojat e qytetarëve, jo vetëm të Mitrovicës, por edhe më gjerë.
Në përurimin e punëve për ndërtimin e fazës së parë të projektit, përkatësisht “Aqua Parkut”, kanë marrë pjesë dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Jeton Ujkani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të bizneseve nga Mitrovica e rajoni dhe shumë mysafirë të tjerë.
“Aqua parku”, si fazë e parë e tërë projektit, do të përfundoj deri në fund të qershorit të këtij viti dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve menjëherë.
Pishina e hapur ku qytetarët e Mitrovicës do të freskohen gjatë kësaj vere, do të ketë një sipërfaqe prej rreth 2.000 metra katrorë, lumi “dembel” do të ketë gjatësi prej 300 metrash etj.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...